Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Bebe Rexha, janë takuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara.
Dyshja ndezën menjëherë spekulime për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.
Lajmi u bë publik përmes një fotografie të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit.

Në fotografi dy artistët shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe të relaksuar.
Fotografia ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me fansat që tashmë po shpresojnë për një projekt të përbashkët mes reperit të njohur nga Prishtina dhe këngëtares me famë botërore.
A është ky takim thjesht miqësor apo parapërgatitje për një surprizë muzikore?
Kjo mbetet për t’u pare, pasi si Ledri, ashtu edhe Bebe, janë figura të padiskutueshme në muzikën shqiptare dhe pozitat e tyre në skenë mbeten të pakonkurrueshme. /Telegrafi/