Të dielën, KV Klina përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj – ndeshjen e barazhit ndaj KV Gjinocit, që zhvillohet në Skenderaj.
Një fitore në këtë përballje të vetme do të thotë ngjitje automatike në elitën e volejbollit kosovar – Superligën A.
Kjo është më shumë se një ndeshje. Është një moment kyç për klubin, për qytetin dhe për të gjithë ata që kanë besuar dhe mbështetur rrugëtimin e gjatë të ekipit.
Prandaj, ftohen të gjithë tifozët, sportdashësit dhe qytetarët e Klinës që ta përkrahin ekipin në këtë ditë vendimtare.
Mbështetja juaj nga tribuna mund të bëjë diferencën në fushë.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë nesër pranë skuadrës, nisja nga Klina bëhet në mënyrë të organizuar me autobus, në bashkëpunim me Gjafa Tours.
Grumbullimi dhe nisja do të bëhen para QTA-së, në orën 16:45.
Le të bashkohemi për fitoren!
Së bashku, drejt Superligës A