Rihanna ndez sërish thashethemet për një shtatzëni të tretë me zgjedhjet e saj të veshjes

Rihanna ka nxitur sërish spekulime për një shtatzëni të mundshme, pasi u pa të dielën në Los Angeles me veshje të gjera dhe të rehatshme gjatë një pazari në Bristol Farms.

Ylli 37-vjeçar kishte zgjedhur një palë tuta gri të lirshme, duke fshehur siluetën e saj, gjë që ka shtuar dyshimet e fansave se mund të jetë në pritje të fëmijës së tretë me partnerin ASAP Rocky, me të cilin ka dy djem – RZA dhe Riot.

Edhe pse ishte një dalje e thjeshtë për ushqime, Rihanna nuk e la pas stilin, duke e kompletuar pamjen me një çantë shumëngjyrëshe Louis Vuitton, një gjerdan elegant dhe syze dielli të zeza.

Ajo mbante me vete një bllok shënimesh dhe u pa duke shijuar një meze të lehtë në dyqan.

Këto spekulime vijnë pas paraqitjes së saj në Paris për lançimin e Fenty Beauty.

Aty veshi një fustan floriri metalik me dizajn që fshehte barkun, çka shtyu fansat të komentojnë masivisht në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme.

Komentet varionin nga “A po e fsheh diçka?” te “Thjesht na thuaj që je shtatzënë!”. /Telegrafi/