Mosmarrëveshjet që lindin përmes komunikimeve nëpër rrjete sociale dhe publikimi i materialeve të shpeshherë çojnë në sherre e konflikte verbale, që eskalojnë edhe në kanosje serioze. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë
Siç merr vesh klinainfo.com viktima për këtë rast është Agron Statovci, kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Train-Kos”, rreth 51-vjeçar, ndërsa i dyshuari është një ish-punëtor i kompanisë, Astrit Berisha, rreth 47-vjeçar.
Sipas burimeve të klinainfo.com rreth orës 16:00 të datës 30 prill 2025, Statovci është paraqitur në Polici për të raportuar se rreth dy orë më herët, kishte marrë një telefonatë nga Berisha.
Sipas deklarimeve të tij, pas një komunikimi verbal me tone të ashpra, Berisha e kishte fyer dhe më pas e kishte kanosur me fjalë kërcënuese kundër jetës dhe trupit të tij.
Lidhur me rastin, Prokurorin kujdestar, e ka iniciuar hetimin për veprën penale “Kanosje”.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.