Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale.
Një tjetër email kërcënues ka ardhur në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.
“Janë nis me të vra k*** edhe shpijunat e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues që ka shkuar në adresë të presidencës, e të cilin e ka siguruar Telegrafi.

Ndryshe edhe javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar po ashtu përmes adresës zyrtare të institucionit që ajo drejton.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruajtur në mesazhin e mëhershëm kërcënues.

Lexo po ashtuKërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani
Nga Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre dhe se kanë caktuar një prokuror që do të merret me këtë qështje.
null
“Të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”, njoftuan nga Prokruroria Speciale.