28/05/2025 21:59

E rrallë, 14 infermiere janë shtatzënë në të njëjtën kohë në qendrën e grave dhe foshnjave të spitalit HSHS St. Vincent në Green Bay, Wisconsin të SHBA-së.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë”, tha drejtoresha e qendrës, Amy Bardon, në një deklaratë.
Në fotot e shpërndara nga spitali, një pjesë e infermiereve shihen të buzëqeshura ndërsa pozonin dhe mbanin barkun.