E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Theret me thikë një person në Klinë, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person ёshtё i lënduar me mjet tё mpreht (thikё), i cili ёshtё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes nuk janё hasur tё dyshuarit.

Tutje në njoftim thuhet se tё njëjtit janё kontaktuar nga hetuesit dhe janё paraqitur nё Stacionin Policor nё Klinё rreth orёs 23:10.

“Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr veprat e lartёcekura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Top Lajme