E diel, 27 Korrik, 2025
20.1 C
Klina

Ra nga lartësia e hotelit “Grand”, vdes 24 vjeçari në Prishtinë

Një person i moshës 25 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 11:30 pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’  në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashkull rreth 24 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Tutje Borovci tha se aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/

Top Lajme