E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Ndërron jetë i moshuari që u lëndua nga zjarri në fshatin Ujmirë

Ka ndërruar jetë një qytetar B. R i moshuar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat e fshatit Ujmirë të Klinës.

Në vendin e ngjarjes kishin ndërhyrë menjëherë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët i kishin ofruar ndihmën e parë. Më pas, i moshuari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Top Lajme