Ndeshja e parë do të luhet në shtëpi ndaj Prishtinës, duke shënuar një sfidë të vështirë që nga fillimi. Në xhiron e dytë, Dukagjini pret Gjilanin, ndërsa më pas do të ketë përballje ndaj Malishevës në Malishevë. Në ndeshjen e katërt, skuadra do të luajë në shtëpi kundër Ferizajit, ndërsa ndeshjen e pestë do të luhet në shtëpi ndaj Drenices.
Trajneri dhe klubi u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë prezent dhe ta mbështesin ekipin, duke theksuar se ky sezon do të jetë me objektiva të qarta për të mbajtur stabilitetin dhe për të luftuar për pozita sa më të larta në tabelë.
Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025
