E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Sokol Bashota :Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne

Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne.

Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktari e Jakupi, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që i njohën. U prehshin në paqe!

Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës.

Top Lajme