E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Zenun Elezaj: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të dy bashkëqytetarëve tanë

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të dy bashkëqytetarëve tanë, Daut Bajraktari dhe Hazir Jakupaj, të cilët, për fat të keq, humbën jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e tyre të punës.

Në këto çaste të vështira për familjet Bajraktari dhe Jakupaj, jemi pranë tyre me zemër dhe shpirt. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejmë thellësisht dhimbjen për humbjen e më të dashurve tuaj.

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!

Top Lajme