E diel, 27 Korrik, 2025
18.3 C
Klina

Benjamin Pavard uron ditëlindjen në shqip për bashkëshorten shqiptare, Kleofina

Futbollisti i njohur francez, Benjamin Pavard, ka prekur zemrat e ndjekësve të tij me një gjest romantik dhe mjaft domethënës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi të veçantë me bashkëshorten e tij shqiptare, Kleofina, duke i uruar asaj ditëlindjen në gjuhën shqipe.

“Happy birthday my Love, të dua!” – ka shkruar Pavard në përshkrimin e fotos ku çifti shihet të përqafuar në një moment intim dhe të ndjerë, me një pamje magjepsëse të mbrëmjes në sfond.

Ky veprim i Pavard ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, jo vetëm për romantizmin që përcjell, por edhe për faktin që ai ka zgjedhur të përdorë gjuhën shqipe për të shprehur dashurinë ndaj Kleofinës. Kjo tregon jo vetëm afërsinë e tij me kulturën shqiptare, por edhe respektin dhe përkushtimin që ai ka ndaj partneres së tij dhe rrënjëve të saj.

Kujtojmë që Pavard është një nga mbrojtësit më të njohur në futbollin europian, ndërsa Kleofina është një figurë e njohur në fushën e influencuesve të rrjeteve sociale.

Çifti janë shfaqur shpesh së bashku në publik dhe rrjete sociale, duke treguar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të lumtur. /Telegrafi/

Top Lajme