E diel, 27 Korrik, 2025
29.3 C
Klina

Moti sot i nxehtë, temperaturat deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

“Temperaturat minimale do të jenë nga 14-19 gradë celsius ndërkaq maksimalet nga 34-38 gradë celsius. Do të ketë erë nga verilindja, 1–5 m/s”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara.

Top Lajme