E diel, 27 Korrik, 2025
20.1 C
Klina

Të shtënat me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona e më pas lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës bën të ditur se të mërkurën në mesnatë pas të shtënave me armë zjarri në një aheng ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa të njëjtit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Një njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘përdorim të armës apo mjetit tё rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025, rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën ‘Asllan Pushka’ nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë bëhet e ditur se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armës, 22 fishekё dhe njё gёzhojё.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt. /Telegrafi/

Top Lajme