Aplikacioni Snapchat tani mund të njoftojë miqtë e një përdoruesi nëse ata kanë mbërritur në shtëpi shëndoshë e mirë pas një daljeje, pa pasur nevojë që përdoruesi të dërgojë një mesazh.
Snapchat ka lansuar një funksion të ri Home Safe, i cili dërgon njoftime te kontaktet e zgjedhura.
Këto njoftime mund t’u dërgohen personave me të cilët përdoruesi tashmë e ndan vendndodhjen, dhe duke marrë parasysh faktin se ky opsion është i çaktivizuar si parazgjedhje, është e nevojshme ta aktivizoni atë në Snap Maps për të gjithë miqtë ose vetëm për disa prej tyre.
Miqtë e përdoruesit do ta marrin njoftimin vetëm një herë, pas së cilës do të çaktivizohet, shkruajnë mediat e huaja.
Home Safe duket veçanërisht i dobishëm nëse përdoruesi dhe miqtë e tij tashmë kanë zakon të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin pasi dalin jashtë ose pasi u bëjnë të ditur prindërve të tyre se kanë mbërritur në shtëpi shëndoshë e mirë.
Për të aktivizuar funksionin, prekni Bitmojin tuaj në Snap Map, pastaj prekni “My Home” për të vendosur vendndodhjen e shtëpisë suaj.
Pas kësaj, sa herë që përdoruesi dëshiron t’i dërgojë dikujt një njoftim se ka mbërritur në shtëpi shëndoshë e mirë, ai thjesht hap bisedën, prek ikonën e hartës dhe butonin Home Safe.