E diel, 27 Korrik, 2025
29.3 C
Klina

Nis seanca e 53-të, a do të arrihet konstituimi i Kuvendit?

 26.07.2025 14:23

Vazhdimi i 51-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Foto: Kuvendi i Kosovës

Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin e Kosovës.

Sot, shënohet dita e fundit e afatit të Gjykatës Kushtetuese, rreth çështjes së konstituimit të parlamentit, vendim ky që hyri në fuqi më 26 qershor dhe kishte skadencë pas 30 ditësh, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse, në ditën e fundit të këtij afati, deputetët ia mësynë edhe një herë organit legjislativ të vendit, në mënyrë që të dalin me rezultat pozitiv.

Nëse as sot nuk arrihet konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të ri të Kushtetueses, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht, pasi deputeteve iu hiqet e drejta e çdo veprimi.

Top Lajme