E hënë,2,Mars,2026
3.1 C
Klina

Punëtorët në Kosovë protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, duke shtuar se “trajtim të tillë s’ka thuajse askund në Evropë”.

Paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 300 mijë të punësuar.

Më herët, të enjten, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se Dita e Punëtorve e gjen Kosovën “me probleme të vjetra – vdekje në vendin e punës, ligje të vjetëruara, institucione jofunksionale”.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sipas IKD-së, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e duhura në fushën sociale, përfshirë në miratim e zbatim të ligjeve në këtë fushë.

Nëpërmjet një komunikate, IKD-ja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar jo vetëm të miratojë pjesën më të madhe të ligjeve në fushën sociale, por edhe të zbatojë ligjet ekzistuese.

“Ligjet bazike si Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe Ligji për Inspektoratin e Punës, janë hequr nga agjenda ose kanë mbetur të paadresuara, duke reflektuar mungesë të përparimit dhe angazhimit për çështje urgjente sociale”, thuhet në komunikatë.

“Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë një përfaqësues të sindikatave në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale dhe nuk ka ushtruar në mënyrë efektive funksionin mbikëqyrës ndaj Qeverisë. Vetëm gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, sipas statistikave zyrtare dhe të dhënave nga sindikatat, në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 263 punëtorë, 12 vetëm në vitin 2024, ndërsa në pesëmujorin e parë të këtij viti kemi 10 raste të vdekjes në vendin e punës”, ka thënë IKD-ja.

Në sheshet kryesore të Prishtinës sot protestuan edhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe grupi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike “Asnji cent ma shumë”.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – 1 Maji – shfrytëzohet në shumë vende të botës si një ditë për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, për të transmetuar ankesat e përgjithshme ekonomike ose kërkesat politike.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç – 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës.

Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Votohet Qeveria “Kurti 3”

 11.02.2026 22:30 Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin...

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

 09.02.2026 17:39 Foto: Klinainfo Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e...

Shembull pozitiv: banorët e Ujmirës veprojnë për fshatin

Banorët e fshatit Ujmir kanë marrë iniciativë për të...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva,në afërsi të Siqeves

 20.01.2026 11:24 Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga...

Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja

 13.01.2026 21:43 Ka nisur rinumërimi i votave të 914 vendvotimeve. Komisioni...

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Arsimit në Klinë

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Klinës, Dr....

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

INDEKSONLINE E Mërkurë, 07 Janar 2026 17:37 Kryetari i Komunës së...
spot_img

Lajme të ngjashme