E hënë,2,Mars,2026
3.1 C
Klina

Arrestohet sërish personi që u rrah nga policia në Klinë, dyshohet për një vepër tjetër penale

11/07/2025 23:39

Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale.

Këtë e ka konfirmuar avokat avokati i tij, Alban Krasniqi, i cili tha se klienti i tij, Alban Krasniqi, është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe do të intervistohet nesër.

“Arrestimi nuk lidhet me ngjarjen e kaluar, por bëhet fjalë për një vepër të dyshuar tjetër, detajet e së cilës do t’i marrim vesh nesër kur të kryhet intervista”.

“Bëhet fjalë për kanosje, por detajet nuk u ndanë sonte pasi marrja në pyetje do të bëhet nesër, në prezencë të mjekut dhe Qendrës për Punë Sociale”, tha Krasniqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Sipas avokatit Krasniqi, ngjarja e sotme dyshohet për një rast të ri, ku bëhet fjalë për një fjalosje me një apo disa të rinj.

“Për aq sa jam unë i informuar, ka vetëm një urdhëresë për vuajtje të dënimit me burgim prej 6 muajsh, është e vitit 2024.  Për urdhëresën kemi bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të atij dënimi, por bëhet fjalë për një rast tjetër. Nuk bëhet fjalë për rastin ku kanë shkuar policët për ta arrestuar, por është një zhvillim i kohëve të fundit”.

“Dritoni ka qenë tepër i ngarkuar psikologjikisht për shkak të gjendjes së fundit dhe me gjasë është ndier ose i provokuar ose diçka, por ajo që dua të them është se urdhëresa në fjalë, koha që ka ardhur tash, për ne është e dyshimtë dhe duket si një hakmarrje për Dritonin. Në këtë formë, ne kemi kërkuar që të pezullohet ekzekutimi i atij dënimi derisa të sqarohen rrethanat”, tha avokati Krasniqi.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Votohet Qeveria “Kurti 3”

 11.02.2026 22:30 Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin...

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

 09.02.2026 17:39 Foto: Klinainfo Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e...

Shembull pozitiv: banorët e Ujmirës veprojnë për fshatin

Banorët e fshatit Ujmir kanë marrë iniciativë për të...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva,në afërsi të Siqeves

 20.01.2026 11:24 Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga...

Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja

 13.01.2026 21:43 Ka nisur rinumërimi i votave të 914 vendvotimeve. Komisioni...

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Arsimit në Klinë

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Klinës, Dr....

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

INDEKSONLINE E Mërkurë, 07 Janar 2026 17:37 Kryetari i Komunës së...
spot_img

Lajme të ngjashme