E martë,28,Korrik,2026
23.5 C
Klina

Arrestohet sërish personi që u rrah nga policia në Klinë, dyshohet për një vepër tjetër penale

11/07/2025 23:39

Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale.

Këtë e ka konfirmuar avokat avokati i tij, Alban Krasniqi, i cili tha se klienti i tij, Alban Krasniqi, është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe do të intervistohet nesër.

“Arrestimi nuk lidhet me ngjarjen e kaluar, por bëhet fjalë për një vepër të dyshuar tjetër, detajet e së cilës do t’i marrim vesh nesër kur të kryhet intervista”.

“Bëhet fjalë për kanosje, por detajet nuk u ndanë sonte pasi marrja në pyetje do të bëhet nesër, në prezencë të mjekut dhe Qendrës për Punë Sociale”, tha Krasniqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Sipas avokatit Krasniqi, ngjarja e sotme dyshohet për një rast të ri, ku bëhet fjalë për një fjalosje me një apo disa të rinj.

“Për aq sa jam unë i informuar, ka vetëm një urdhëresë për vuajtje të dënimit me burgim prej 6 muajsh, është e vitit 2024.  Për urdhëresën kemi bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të atij dënimi, por bëhet fjalë për një rast tjetër. Nuk bëhet fjalë për rastin ku kanë shkuar policët për ta arrestuar, por është një zhvillim i kohëve të fundit”.

“Dritoni ka qenë tepër i ngarkuar psikologjikisht për shkak të gjendjes së fundit dhe me gjasë është ndier ose i provokuar ose diçka, por ajo që dua të them është se urdhëresa në fjalë, koha që ka ardhur tash, për ne është e dyshimtë dhe duket si një hakmarrje për Dritonin. Në këtë formë, ne kemi kërkuar që të pezullohet ekzekutimi i atij dënimi derisa të sqarohen rrethanat”, tha avokati Krasniqi.

Çfarë ndodhi këtë javë

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Moti sot: Rrebeshe shiu dhe rrufe, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

 22.07.2026 06:54 Shi dhe rrufe. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

 08.07.2026 06:53 Foto ilustruese. Parashikimi i motit Gjatë ditës së mërkurë...

E martë me diell, gjatë pasdites mund të rigojë shi

 07.07.2026 07:00 Foto ilustruese e motit me diell Gjatë ditës së...

Parashikimi i motit për sot

 12.06.2026 07:09 Sot (e premte) parashikohet që gjatë orëve të...

E enjte me diell dhe vranësira të dendura

 28.05.2026 06:54 Foto ilustrim - Parashikimi i motit Të enjten parashihet...

Sonte në Rubikon, Bedri Hamza – kryetari i PDK-së

 26.05.2026 18:05 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh...

Mot me diell, temperaturat arrijnë në 21°C

 20.05.2026 06:58 Parashikimi i motit, foto ilustrim Të mërkurën do të...

Parashikimi i motit për ditën e martë

 19.05.2026 06:54 Foto ilustrim - Parashikimi i motit Të martën parashihet...
spot_img

Lajme të ngjashme