Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është sulmuar fizikisht nga tre persona në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Shkabaj, magjistralen Prishtinë–Mitrovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 09 gusht 2025, rreth orës 01:40, ku tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Ky i fundit ka pranuar ndihmë mjekësore pas incidentit.
Pas ndalimit dhe intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në sulmin fizik, ndërsa rasti është cilësuar si “sulm” dhe është proceduar më tej nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/
