Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, pritën përfaqësues të Islamic Care Society nga Kuvajti – znj. Feride Alruhajis, drejtoreshë e projekteve, znj. Ashvak Alarade, sekretare permanente, dhe z. Islam Cakaj, drejtor i “Qëndresa Kosovare”.
Gjatë takimit u falënderuan për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritanishme që i kanë dhënë komunës, si dhe u diskutua për gjendjen socio-ekonomike në Klinë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë.
Lajmi i madh për qytetarët e Klinës:
Nga përfaqësueset e organizatës u mor konfirmimi për mbështetje financiare në ndërtimin e objektit të ri të emergjencës së qytetit, projekt që pritet të nisë shumë shpejt.
Po ashtu, u theksua rëndësia e ndërtimit të një Qendre Rehabilituese për persona me nevoja të veçanta, për të cilën u mor zotimi se do të angazhohen për sigurimin e buxhetit dhe realizimin e projektit në të ardhmen.
Ky është një hap i madh për përmirësimin e shëndetësisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Klinës.
