Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është hapur afati 8-ditor për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore.
Të gjithë të prekurit duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre pranë komunës brenda këtij afati, duke bashkëngjitur dokumentacionin e nevojshëm.
🗓 Afati: 8 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi
📍 Vendi i dorëzimit: Zyra përkatëse në objektin e Komunës së Klinës
Komuna inkurajon të gjithë qytetarët e dëmtuar të veprojnë brenda afatit për të mundësuar procedimin e kërkesave në kohë.
