E mërkurë,15,Prill,2026
13.8 C
Klina

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës mes një autobusi dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën kurse pesë të tjerë janë lënduar.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Spitali i Pejës ka shtuar se për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, do të informojë opinionin publik me kohë.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10  dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore./Telegrafi/

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11 Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...
spot_img

Lajme të ngjashme