E hënë,2,Mars,2026
3.1 C
Klina

PDK – Dega në Klinë: Blerje e hapur e votave, asfalt në oborre vetëm dy ditë para zgjedhjeve!

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të pushtetit aktual, duke i cilësuar ato si blerje të hapur të votave përmes asfaltimit të oborreve private, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Sipas denoncimeve të qytetarëve dhe pamjeve të dërguara në adresë të PDK-së, në fshatin Ujmir po zhvillohen punime asfaltimi në prona private, veprim që sipas opozitës lokale përbën shfrytëzim të resurseve publike për përfitime politike.

Në këto momente, në Ujmir po shtrohen oborret e shtëpive me asfalt. Për Zenun Elezajn dhe pushtetin e tij në ikje, duket se qëllimi e justifikon mjetin. Mjeti është asfaltimi me paratë e taksapaguesve, ndërsa qëllimi është marrja e votës me çdo kusht,” thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia thekson se kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti që e kujton qytetarin vetëm kur i duhen votat, duke i bërë thirrje institucioneve të mbikëqyrin me kujdes çdo veprim të tillë.

Pas 12 tetorit, këto manipulime do të marrin fund,” përfundon reagimi i PDK – Dega në Klinë, duke u zotuar për qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Votohet Qeveria “Kurti 3”

 11.02.2026 22:30 Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin...

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

 09.02.2026 17:39 Foto: Klinainfo Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e...

Shembull pozitiv: banorët e Ujmirës veprojnë për fshatin

Banorët e fshatit Ujmir kanë marrë iniciativë për të...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva,në afërsi të Siqeves

 20.01.2026 11:24 Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga...

Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja

 13.01.2026 21:43 Ka nisur rinumërimi i votave të 914 vendvotimeve. Komisioni...

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Arsimit në Klinë

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Klinës, Dr....

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

INDEKSONLINE E Mërkurë, 07 Janar 2026 17:37 Kryetari i Komunës së...
spot_img

Lajme të ngjashme