E enjte,16,Prill,2026
12.8 C
Klina

Prishtina mposht Dukagjinin dhe ruan distancën me ndjekësit në tabelë

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja ekipet që po mbronin mirë hapësirat për të mos lejuar ndonjë kundërsulm eventual.

Vendasit pas 20 minutave lojë filluan të diktonin ritmin e ndeshjes dhe filluan të rrezikojnë portën e Dukagjinit, ku më pas erdhi edhe goli i epërsisë.

Për t’i dhënë avantazhin Prishtinës u përkujdes Hamdi Namani (33’) i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Ramiz Bytyqi.

Nuk vonoi shumë dhe kryeqytetasit realizuan edhe golin e dytë këtë herë me anë të Marko Ilievskit (40’) që realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë të sfidës nuk pati më gola me Prishtinën që ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 25 pikëve duke vazhduar si lidere e tabelës dhe tani ka gjashtë më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë me 19 sosh, ndërsa Dukagjini tani zbret në pozitën e katërt dhe numëron 14 pikë

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11 Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...
spot_img

Lajme të ngjashme