Real Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoreve radhazi të katalanasve në “El Clásico” dhe duke u shkëputur në krye.
Kampionët në fuqi pësuan humbjen e dytë të sezonit, pas disfatës 4-1 ndaj Sevillas, dhe tashmë janë pesë pikë larg kryesuesve.
Për madrilenët, golat u shënuan nga Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, ndërsa realizimi i Fermin Lopez për Barcelonën doli i kotë
Me këtë fitore, skuadra e Xabi Alonsos forcon pozitat në krye të renditjes me 27 pikë, pas nëntë fitoreve, dhe një humbje, ndërsa Barça mbetet në kuotën e 22 pikëve, duke zbritur në vendin e dytë.
Villarreal renditet i treti me 20 pikë, ndërsa Espanyol me 18 mbyll zonën e Ligës së Kampionëve.
Pas kësaj jave, Real Madridi ka tani një diferencë pesëpikëshe nga ndjekësit më të afërt. Ndërkohë, Barça do të rikthehet në fushë të dielën në Montjuïc përballë Elches (18:30), ndërsa Los Blancos do të presin Valencian të shtunën në “Bernabéu” (21:00).
