E shtunë,13,Dhjetor,2025
4 C
Klina

Dukagjini triumfon në Gjilan, rikthehet me fitore të madhe

Dukagjini është rikthyer te fitoret pas katër ndeshjeve, teksa ka triumfuar në udhëtim te Gjilani me rezultat të pastër 0-2.

Vetëm pas shtatë minutave lojë ndeshja u zhbllokua, kur kapiteni i Dukagjinit, Altin Mërlaku shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për 0-1.

Gjilani krijoi më shumë, duke tentuar të gjej golin e barazimit, por pa sukses.

Kësisoj me epërsinë e mysafirëve 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe pjesa e dytë i takoi vendasve që kishin iniciativën dhe kërkonin me çdo kusht golin e barazimit.

Megjithatë ishin sërish mysafirët që shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Zëvendësuesi Basit Khalid realizoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Dukagjini mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, derisa Gjilani është e teta me 11 sosh.

Në ndeshjen e radhës, Dukagjini pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Prishtinën në fundjavë.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Kryetari bën të ditur: Mbi 7.5 km rrugë të asfaltuara në Sferkë!

Teksti: Kryetari ka bërë të ditur se gjatë tre viteve...

Tre të lënduar pas aksidentit të rëndë në Gllarevë të Klinës

 09.12.2025 11:33 Foto: indeksonline Tre persona janë lënduar si pasojë e...

Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës

 08.12.2025 14:03 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme,...

E rëndë: Raportohet se gruaja që u gjet e vdekur sot ishte shtatzënë

07/12/2025 5:26 PM Trupi i pajetë i një gruaje u...

Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

 04.12.2025 13:25 Hashim Thaçi në Hagë Gjykata Speciale ka njoftuar se...

FOTO/ Aksident i rëndë në hyrje të Istogut

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të...

Dr. Drita Gjergji pensionohet pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve

QKMF “ Nënë Tëreza”në Klinë organizon koktej përshendetes për...

Tre të lënduar në një aksident në mes dy veturave  në Gllarevë të Klinës

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...
spot_img

Lajme të ngjashme