Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi ka njoftuar sot se po largohet nga posti i trajnerit të KF Dukagjinit (Klinë), duke e mbyllur kështu kapitullin e tij në klubin klinas.
Në një postim publik, Munishi ka bërë të ditur se dorëheqja vjen për arsye personale, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të tij në Klinë.
🗣️ “Faleminderit Klinë!
Rrugtimi im te KF Dukagjini mbaron këtu. Për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit.
Falemnderimet e mia më të sinqerta shkojnë për qytetarët e Klinës, Presidentin Fabian Veseli, Drejtorin Korab Desku, si dhe stafin tim të trajnerëve: Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina.
Falemderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre 💚.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim!” – ka shkruar Munishi.
