Pas publikimit të lajmit, Klinainfo.com është njoftuar nga sinjalizues të besueshëm se sot, rreth orës 13:00, Policia e Kosovës ka gjetur trupin e saj në ujërat e Lumëbardhit, në afërsi të fshatit Grabanicë.
Njësitë policore, të cilat ishin angazhuar në kërkim që nga momenti i raportimit të saj si person i zhdukur mbrëmë (06 dhjetor 2025), kanë hasur në trupin e pajetë gjatë kontrollit të zonës. Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në lokacion kanë intervenuar njësitë kompetente dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për autopsi.
Rasti është cilësuar Hetim i Vdekjes, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.
