E diel,1,Mars,2026
7.2 C
Klina

Situata me vërshimet, shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

 06.01.2026 23:50

Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, ka marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

“Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar”.

“Mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026”, tha MAShTI, raporton Klankosova.tv.

Ministria tha se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur.

“Për këtë arsye, procesi mësimor do të fillojë gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, tha Ministria e Arsimit

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Votohet Qeveria “Kurti 3”

 11.02.2026 22:30 Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin...

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës

 09.02.2026 17:39 Foto: Klinainfo Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e...

Shembull pozitiv: banorët e Ujmirës veprojnë për fshatin

Banorët e fshatit Ujmir kanë marrë iniciativë për të...

Gjendet i vdekur 39-vjeçari nga Malisheva,në afërsi të Siqeves

 20.01.2026 11:24 Është gjetur i vdekur Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga...

Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja

 13.01.2026 21:43 Ka nisur rinumërimi i votave të 914 vendvotimeve. Komisioni...

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Arsimit në Klinë

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Klinës, Dr....

Vërshimet në Klinë, Elezaj: Në orët e mbrëmjes gjendja është përkeqësuar

INDEKSONLINE E Mërkurë, 07 Janar 2026 17:37 Kryetari i Komunës së...
spot_img

Lajme të ngjashme