E hënë,23,Mars,2026
8.9 C
Klina

I vrari në Bokshiq të Klinës para pak ditësh ankohej për ndërprerjen e pensionit të veteranit të luftës

Bëhet fjalë për Faruk Jusufin, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë para se të arrij në Spitalin e Pejës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, tha Gashi.

Faruk Jusufi, para pak ditësh ka dhënë një intervistë per KosovaPress, ku ka folur për ndërprerjen e pensionit si veteran.

Ai i është bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si 20-vjeçar.

Ai e ka gëzuar pensionin e veteranit që nga paslufta, por pas punësimit në këtë ndërmarrje i ishte ndërprerë pensioni.

Për tre muaj arriti ta marrë sërish, ndërsa që nga shkurti pagesa nuk ishte ekzekutuar nga shteti.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Sot, rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit,...

E dyshuara për vrasje dhe gruaja e axhës që e plagosi në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

 22.03.2026 21:36 E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi...

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re

 22.03.2026 15:20 Dukagjini nuk ka arritur ta mposhtë as skuadrën...

Tragjike: E reja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

 22.03.2026 15:56 Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë...

Vdes në spital gruaja që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

 21.03.2026 22:14 Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se ndodhi vrasja në Klinë

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot...

Personi që u vra sot ishte ish-luftëtar i UÇK-së

 21.03.2026 19:04 Personi që u vra sot në Bokshiq të...

Vrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës – deklarohen nga Spitali i Pejës

 21.03.2026 18:45 Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me...
spot_img

Lajme të ngjashme