Sot, rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit, në magjistralen Prizren – Gjakovë një këmbësor i moshuar është shkelur për vdekje, raporton klinainfo.com
Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për portalin klinainfo.com se si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme,
