E martë,24,Mars,2026
7.2 C
Klina

Ishte në çerdhe, si erdhi deri te vdekja tragjike e trevjeçarit shqiptar në Gjermani? (VIDEO)

 24.03.2026 07:53

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, pasi një fëmijë trevjeçar me prejardhje nga Peja ka humbur jetën tragjikisht disa ditë pasi kishte rënë në lumin Sieg River.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, vogëlushi kishte qenë në gjendje kome që nga 17 marsi, dita kur ndodhi incidenti në qytetin e Siegen. Pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tha në Klan Kosova se ngjarja kishte ndodhur gjatë një shëtitje të vogëlushit me shokët e tij të kopshtit.

Edhe mediat gjermane kanë raportuar se ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti të organizuar nga çerdhja, ku fëmijët kishin dalë pranë ujit nën mbikëqyrjen e edukatorëve. Sipas German Red Cross, e cila menaxhon institucionin, tetë kujdestarë po përkujdeseshin për gjithsej 46 fëmijë.

Në një moment u konstatua mungesa e trevjeçarit, çka bëri që kujdestarët të nisin menjëherë kërkimet. Ai u gjet pas pak kohe në lumë dhe u nxor nga uji. Ekipet emergjente ndërhynë me reanimim në vendngjarje, përpara se fëmija të transportohej me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Autoritetet policore kishin bërë të ditur se nuk ka indikacione për ndonjë veprim të qëllimshëm, duke e trajtuar rastin si një aksident tragjik.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Sot, rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit,...

E dyshuara për vrasje dhe gruaja e axhës që e plagosi në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

 22.03.2026 21:36 E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi...

Mbyllet pa fitues ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re

 22.03.2026 15:20 Dukagjini nuk ka arritur ta mposhtë as skuadrën...

Tragjike: E reja nga Kosova gjendet e vdekur në një hotel në Durrës

 22.03.2026 15:56 Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë...

Vdes në spital gruaja që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

 21.03.2026 22:14 Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se ndodhi vrasja në Klinë

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot...

Personi që u vra sot ishte ish-luftëtar i UÇK-së

 21.03.2026 19:04 Personi që u vra sot në Bokshiq të...

Vrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës – deklarohen nga Spitali i Pejës

 21.03.2026 18:45 Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me...
spot_img

Lajme të ngjashme