E mërkurë,15,Prill,2026
19.3 C
Klina

E rëndë: Punëtori vdes pasi ra nga ndërtesa ku po punonte në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Atje, dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim gjatë punimeve, raporton Klinainfo.com

Lajmin për Klinainfo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, tha ai, njofton Klinainfo.com

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11 Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një i lënduar nga përplasja mes furgonit dhe traktorit në Rixhevë të Klinës

 07.04.2026 09:01 Një person ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit...
spot_img

Lajme të ngjashme