E diel,26,Tetor,2025
11.6 C
Klina

Forumi i Gruas Demokratik të Klinës: “Nëse fuqizohet gruaja, fuqizohet familja, shoqëria dhe kombi”

Në Klinë u mbajt një takim i jashtëzakonshëm i organizuar nga Forumi i Gruas Demokratik, ku morën pjesë qindra gra të vendosura për të dhënë kontributin e tyre në ndryshimet e mëdha që po vijnë.

Tubimi u vlerësua si dëshmi e fuqisë dhe rolit të gruas në shoqëri, duke theksuar se pa gruan nuk ka zhvillim të drejtë, shoqëri të shëndoshë apo të ardhme të sigurt.

Në fjalën e tij, kryetari i Degës së PDK-së në Klinë dhe kandidati për kryetar të komunës, Sokol Bashota, tha:

“Ashtu siç e kam bërë listën për Kuvendin e Komunës me gati 50% gra, ashtu nesër pas fitores do ta bëj edhe ekzekutivin.”

Ai theksoi se ky është zotim i qartë për të garantuar vendin që gratë e Klinës meritojnë në vendimmarrje dhe drejtimin e komunës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Ariana Shoshi, si dhe Valdete Idrizi e Safete Hadërgjonaj, të cilat me fjalët e tyre frymëzuese dhanë kurajë dhe besim për rrugëtimin politik të grave të Klinës.

Energjia, përkushtimi dhe vizioni i grave të Forumit u cilësuan si forca lëvizëse e ndryshimit dhe garanci se politika lokale do të ketë gjithmonë mençurinë e nënave, motrave dhe bijave.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Kryetari bën të ditur: Mbi 7.5 km rrugë të asfaltuara në Sferkë!

Teksti: Kryetari ka bërë të ditur se gjatë tre viteve...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Dështon formimi i Qeverisë “Kurti 3”

 26.10.2025 12:10 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka...

Votimi për Qeveri pritet të bëhet në mënyrë elektronike

 26.10.2025 09:26 Votimi për zgjedhjen e Qeverisë së re të...

Para seancës “Kurti 3”, liderët e opozitës shihen në diskutim kokë më kokë

 26.10.2025 10:37 Seanca për Qeverinë “Kurti 3” ende nuk ka...

Prishtina mposht Dukagjinin dhe ruan distancën me ndjekësit në tabelë

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi...

Gjendet marihuanë gjatë pastrimit të një shtëpize në Pejë 

 24.10.2025 08:30 Në Pejë, pasditen e së enjtes, gjatë pastrimit...

Vrasje shokuese në Greqi: 15 vjeçari mbyt nënën me peshqir

 21.10.2025 15:14 Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin...

Arrestohet në Klinë një person që transportonte gjashtë emigrantë pa dokumente

Një person është arrestuar në fshatin Qupevë të Klinës,...

Muhaxheri prin në Pejë edhe me votat e diasporës

 20.10.2025 07:19 Gazmend Muhaxheri dhe Taulant Kelmendi Janë numëruar 100% e...
spot_img

Lajme të ngjashme