Edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, punëtorët e KRM “Ambienti”, njësia në Klinë, po vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Në pjesë të ndryshme të qytetit, ata po kujdesen që ambienti të jetë sa më i pastër dhe i rregulluar, duke dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe mjedisit.
Ky angazhim i pandalshëm vlerësohet si shembull pozitiv i punës dhe disiplinës, duke treguar se kujdesi për hapësirat publike mbetet prioritet, pavarësisht kushteve të motit.
