E mërkurë,15,Prill,2026
18.9 C
Klina

Lëshoma shtëpinë ose ta bëj si në Klinë” – kërcënimi mes familjarëve përfundon me arrestim

Një konflikt i rëndë familjar ka eskaluar në kanosje dhe sulm fizik në Istog, ku një person ka përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 7 prill 2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Edit Durham”, ku i dyshuari I. I. dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar familjarët e tij.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari, i cili jeton dhe punon në diasporë, kishte ardhur disa ditë më parë në shtëpi dhe gjatë një debati për çështje pronësore, ka kërkuar nga familjarët që të largohen nga banesa.

Situata ka eskaluar kur ai i është drejtuar vëllait me fjalët kërcënuese: “Ose lëshoma shtëpinë, ose kam me ta ba si ai në Klinë që ka vra vëllai-vëllain.”

Po ashtu, sipas deklarimeve, ai dyshohet se ka goditur me këmbë në krah motrën e tij, megjithëse pa i shkaktuar lëndime të dukshme.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku është konfirmuar se kanë edhe një kontest pronësor në gjykatë për të njëjtën shtëpi.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Kanosje/Sulm në kuadër të dhunës në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11 Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një i lënduar nga përplasja mes furgonit dhe traktorit në Rixhevë të Klinës

 07.04.2026 09:01 Një person ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit...
spot_img

Lajme të ngjashme