E mërkurë,15,Prill,2026
18.9 C
Klina

U rrëzua në tokë, vdes një 36-vjeçar në Shtime – Policia po e heton rastin

 13.04.2026 21:11

Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Godanc i Epërm, i komunës së Shtimes.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se personi ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete.

“Me datën 13.04.2026, rreth orës 15:15, kemi pranuar një thirrje  nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore”.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete”, thuhet në konfirmim,

Veseli njoftoi se trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti “Hetim mbi vdekjen”.

“Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore. Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç”.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti ” Hetim mbi vdekjen”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

Çfarë ndodhi këtë javë

Njoftim nga Komuna e Klinës

Komuna e Klinës njofton të gjithë qytetarët se është...

Djali i ish-kryetarit të Klinës, Dr. Asim Rraci, shpërblen nxënësit më të dalluar

Me rastin e Ditës së Shkollës “Ismet Rraci”, Dr....

Klina me objekt të ri të Emergjencës – mbështetje nga organizata nga Kuvajti

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, së bashku me...

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet (FOTO)

 13.04.2026 08:38 Një person e ka humbur jetën si pasojë...

Vetaksident në Istog, vdes një person

 13.04.2026 08:10 Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin...

Tiranë: Qytetari hidhet nga kati i 2-të i restorantit për të mos paguar faturën

 09.04.2026 10:28 Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë,...

Tragjike: Vdes një punëtor pasi u godit nga dërrasat në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një i lënduar nga përplasja mes furgonit dhe traktorit në Rixhevë të Klinës

 07.04.2026 09:01 Një person ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit...
spot_img

Lajme të ngjashme