09.04.2026 10:28

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një klient ka zgjedhur të hidhet nga kati i dytë i një restoranti me qëllim shmangien e pagesës së faturës.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë nga vetë restoranti dhe janë bërë tepër virale.
Restoranti bën me dije se i riu kishte qëndruar rreth katër orë në ambientet e biznesit dhe kishte konsumuar rreth 1.5 kg mish. Sipas njoftimit, në përfundim, ai ka zgjedhur të mos paguajë duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tij fizik, raporton Top Channel.
Pamjet:
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F961227713253987%2F&show_text=false&width=267&t=0
