
Një 56-vjeçar sot ka humbur jetën në fshatin Balincë të Malishevës si pasojë e një aksidenti rrugor.
Nga burime të sigurta të Gazetës Sinjali, bëhet e ditur se jetën ka humbur F.H nga Qikatova e Re e komunës së Drenasit.
Shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e sakta janë duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
